Hera e parë në histori, arrestohet ish-kryeministri bullgar me urdhër të BE

Një ngjarje mjaft interesante e cila ka ndodhur për herë të parë në histori, është zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Me urdhër të Zyrës së Prokurorisë së BE është arrestuar ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov. Urdhër arresti u lëshua nga Laura Kovesi, Kryetarja e Zyrës së Prokurorisë së BE-së.

Është hera e parë që një ish-kryeministër arrestohet nga Zyra e Prokurorisë së BE.

Njoftimi u bë nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë e cila informoi se bashkë më Borisov u arrestuan edhe ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit parlamentar buxhetor Menda Stoyanova si dhe këshilltarja e Borisovit për media, Sevdalina Arnaudova.


Shtuar 17.03.2022 23:41