Një grua 41-vjeçare ruse u arrestua në Sheshin e Kuq në Moskë teksa po filmonte një video në Instagram të saj duke ngrënë një sanduiç me havjar jashtëzakonisht të madh, raportojnë mediat lokale.
Gulina Naumann dhe një shoqe e saj filmuan 41-vjeçaren të ulur përballë Kremlinit me një kapele të madhe leshi dhe duke ngrënë një sanduiç të madh me lugë havjar të kuq nga një enë 14 kg.
Oficerët e policisë që ndodheshin aty pranë e konsideruan sjelljen e saj të dyshimtë dhe e ndaluan atë, si dhe gruan që filmonte. Pas tre orësh pyetje, dy gratë u liruan pa u akuzuar.
View this post on Instagram
41-vjeçarja i tha medias lokale newsMSK1.RU se qëllimi i saj ishte të xhironte një video retro në një restorant në Moskë, por kur mësoi se ishte i mbyllur vendosi ta xhironte videon në Sheshin e Kuq.
“Rezulton se nuk ju lejohet të filmoni kaq shumë havjar pranë Kremlinit”, shkroi ai në Telegram. “Situata në vendin tonë e ndalon njeriun të jetë elegant”, shtoi ajo.