Hëna e re futet në Gaforre, çfarë parashikojnë yjet për fundjavën

E premtja është një ditë pa ndryshime të mëdha, por përballë do të keni një kthesë të madhe pasi Hëna e re do të futet në Gaforre. Mesditën e 9 korrikut, Hëna në Gaforre do të na ndihmojë më shumë në ambiciet tona dhe në arritjen e asaj që duam.

Do të jemi të vendosur dhe më të shkathët në punë, ndërsa lajme të mira do të kemi edhe nga financa. Çdo hënë e re është një fazë në të cilën ne shpresojmë për ndryshime pozitive dhe hapjen e disa dyerve të reja të jetës. Kështu do të ndodhë edhe kësaj herë.

Por mos u ndikoni nga ndjenjat pasi sepse zemra këto ditë mund t’ju detyrojë të besoni në iluzione dhe t’ju mashtrojë. Sidomos në këtë ditë, shmangni konfliktet, veçanërisht në dashuri me partnerin. Disa fjalë kur shqiptohen prekin zemrën dhe është e pamundur që t’i harrosh.

Të Dielën, 11 Korrik, Mërkuri do të zhvendoset në shenjën e Gaforres dhe ne do të orientohemi më shumë drejt së kaluarës. Sidoqoftë, Gaforrja është një shenjë emocionale, kështu që ka mundësi se do t’i dedikoheni më shumë njerëzve tuaj të zemrës.


Shtuar 9.07.2021 19:58