Helmimi masiv në Krujë, Manastirliu: 30 qytetarë ndodhen në spital, situata nën kontroll

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një vizitë në spitalin e Krujës ku që nga mbrëmja e së dielës deri më sot janë paraqitur me shenja helmimi rreth 370 qytetarë.

Në lidhje me këtë ngjarje ministrja Manastirliu u shpreh se situata është nën kontroll. Ajo shtoi se po hetohet në disa pista për të përcaktuar shkakun.

Më tej ajo u shpreh se në spital ndodhen 30 qytetarë, mes tyre edhe fëmijë.

“Rreth 370 qytetarë kanë marrë shërbim. Situata është e qetë pa komplikacione. Qytetarët kanë marrë shërbimni e nevojshëm janë konsultuar.Sot janë paraqitur rreth 60 qytetarë. Kanë marrë shërbim dhe janë nisur për në shtëpi pasi situate shëndetësore ska qenë  e rënduar, janë edhe disa pacientë të tjerë që janë duke marrë shërbim. Janë rreth 30 qytetarë, janë edhe adoleshentë fëmijë dhe të rritur. Pistat? Janë marrë mostrat e ujit dhe ushqimeve, hetimi po bëhet në të gjiutha aspektet. Rezultati I analizave mikrobiologjike ka një afat të cktuar, kur të kemi  rezultatet do kemi një raport të detajuar.

I gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë. Nëse do ketë raste të shtuara edhe në spitalin e Durrësit mund të vendoset në gatishmëri për rastet.

Hetimi bëhet në shumë pista që të kemi të kontrolluar të gjithë aspektin e kujdesit shëndetësor”, tha Manastirliu./albeu.com


Shtuar 26.10.2021 11:51