“Hedh helm”, Duma i përgjigjet Ballës: Të jesh grua nuk duhet të diskriminohesh as pozitivisht

Edhe dita e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes socialistëve dhe demokratëve. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla gjatë fjalës së tij iu drejtua nënkryetares së PD-së Grida Duma duke i thënë se hedh helm që në pikë të mëngjesit.

Kësaj deklarate, Duma i është përgjigjur duke i thënë se e di ai se ku e gjen helmin, ndërsa shtoi se gratë nuk duhet të diskriminohen pozitivisht.

“Dini që ekzistenca është ofendim, e di se ku e gjej helmin, kur kam shkuar te zona e këtij, dhe thonin që mos të na kapë kamera, se na e hoqën edhe këtë copën e vendit që kemi marrë. Te diktatori i këtij vendi, që i keni zvogëluar njerëzit e këtij vendi, duartrokisni për çdo gjë që bëni gabim. Që të jesh grua nuk duhet të diskriminohesh as pozitivisht”, tha Duma./albeu.com


Shtuar 16.11.2021 11:14