Balla replikon Bashën: Me statusin e PD-së bëj ç’të duash, me tre librat që respektohen në Kuvend nuk ke punë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha, pasi ky i fundit tha se tre librat e Kuvendit janë boshe.

Balla i ka kërkuar Bashës të respektojë librin e rregullave, kodin e sjelljes dhe Kushtetutën, ndërsa me statusin e PD-së të bëjë ç’të dojë.

“Kjo është kushtetutë është rregullore , të gjitha janë librat që rregullojnë marrëdhënien në këtë sallë. Libri i rregullave, kodi i sjelljes dhe Kushtetuta, mund të keni përçmimin për to por në këtë sallë kush do i sjellë do të marrë ndëshkimin që meriton secili prej tyre. Parimi themelor që ju nuk po zbatoni është e drejta e fjalës. Se di sa kohë duhet që të diskutojmë që një deputet të marrë fjalën dhe askush tjetër të mos ndërhyjë. Basha unë jua qaj shumë hallin por asnjëra nga këto nuk janë statusi i PD-së, atje bëj ç’të duash, me atë nuk merremi por me këto tre libra harroje”, ka thënë Balla./albeu.com


Shtuar 16.11.2021 11:09