Hasni momente të vështira? Ja çfarë bën Fiori Dardha sa herë që përballet me dhimbje

Disa dhimbje nuk zhduken asnjëherë dhe humbja e njerëzve të dashur është një prej tyre. Këtë e ka treguar edhe moderatorja Fiori Dardha, që më shumë se 1 vit më parë humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën. Për Fiorin boshllëku i lënë prej saj nuk do të mbushet kurrë dhe ajo akoma s’është mësuar me faktin që s’e ka më. E emocionuar, ajo ka folur për të në “Jo vetëm modë”, ku ka treguar për herë të parë si e ka përjetuar Abeli humbjen e gjyshes.

“Nuk do mësohem kurrë me mungesën e saj, se thonë ndonjëherë që mësohesh edhe me mungesën, nuk mësohesh, është një dhimbje që çdo ditë vetëm rritet. Ajo që më bën të shkoj përpara, që të them çdo ditë jeta është shumë e bukur është pikërisht mami im. Kujtimi që më ka lënë, këshillat që më ka lënë dhe kur ka momente delikate, të vështira ose që për mua kanë një domethënie ndryshe në jetën time, e di cili është vendi parë ku unë shkoj? Vendi kur prehet mami im.”

Ndonëse nuk takohet në ëndrra me të shtrenjtën e saj, Fiori rrfëen se nuk është e vetmja që e ka përjetuar kaq fort ngjarjen e trishtë.  Djali i saj 10-vjeçar, Abeli, ruan ende me fanatizëm sendet e gjyshes së tij.

“Për Abelin ishte një humbje aq e madhe dhe e fortë, sa thuajse nuk e përmend gjyshen e tij. Ka mënyrat e tij për ta kujtuar, ne kemi ende në shtëpinë disa objekte që ndodhen aty ku i ka lënë mami im, ende nuk i kemi hequr veshjet e saj dhe kur ne bëjmë ndonjë ndryshim, qoftë për të pastruar, Abeli refuzon.”-rrëfeu ajo./albeu.com