Rikthimi i dosjes së 21 janarit, Braçe : Asgjë nuk harrohet

Pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për rifillimin e hetimeve të dosjes së 21 janarit, ka reaguar dhe numri dy i Partisë Socialiste, Erjon Braçe.

Braçe shkruan në Facebook se asgjë nuk harrohet dhe nuk mbyllet pa bërë drejtësi. Sipas tij, nuk fshihet vrasja as me heshtje, as me proces politik, te njëanshëm e te korruptuar;
Madje te gjitha këto janë arsye që një vrasje të hetohet deri në fund!

Reagimi i Braçes

“ASGJENUKHARROHET
ASGJE NUK MBYLLET PA BERE DREJTESI!
ASNJE VRASJE NUK MBYLLET PA U HETUAR, GJYKUAR, NDESHKUAR!
Nuk fshihet vrasja as me heshtje,
as me proces politik, te njenashem e te korruptuar;
Madje te gjitha keto jane arsye qe nje vrasje te hetohet deri ne fund!” shkruan Braçe.

 

Shtuar 27.05.2021 14:39