Hamas paralajmëron goditjen e një tjetër quteti izraelit si hakmarrje ndaj sulmeve në Gaza

Forcat palestineze të Hamas kanë paralajmëruar se do të godasin qytetin izraelit të Ashkelon si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që po bëhen në Gaza.

Në një postim në Telegram, Hamasi tha se banorët e qytetit, në veri të Rripit të Gazës, kanë kohë deri në orën 17:00 me orën lokale (15:00 BST) për t’u larguar.

Më shumë se 4,500 raketa janë lëshuar tashmë nga Gaza në Izrael që nga e shtuna, thotë ushtria izraelite./ BBC


Shtuar 10.10.2023 16:34