Haki Çako rreth një orë në SPAK: U thirra në cilësinë e personit që ka dijeni

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur në SPAK ditën e sotme.

Çako foli shkurtimisht për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK dhe tha se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështje që nuk lidhen as me detyrën e tij dhe as të institucionit që drejton.

Kujtojmë që Haki Çako ka qenë ish-drejtor i Policisë së Shtetit prej vitit 2015 deri në vitin 2018.


Shtuar 15.12.2023 12:36