Habit shqiptari në Angli: Më arrestuan sepse më kapën me çaj mali, menduan se ishte drogë

Një shqiptar në Angli është arrestuar nga policia britanike dhe është mbajtur në paraburgim për plotë 15 orë, pasi i gjetën çaj mali në furgonin e tij.
The Sun raporton se policia britanike mendonte se çaji i malit ishte kanabis, për këtë arsye ata e arrestuan shqiptarin duke e akuzuzar për transport të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për 53-vjeçarin, Agim Agaj. Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Ëeymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen para se të lirohej sepse nuk kishte prova.

Të lidhura

None found

Ai rrëfeu perpipecinë me policinë angleze për The Sun.

“Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit”, është shprehur shqiptari.

Ai tregon se oficerët kontrolluan shtëpinë e tij dhe shtëpinë e një shoku. Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: “Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme.”

Ndërkohë nga ana e saj Policia e Dorset deklaroi: U krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se u gjet një enë plastike me disa bimë dhe oficerët menduan se ishte drogë. Pas hetimeve të mëtejshme u konfirmua se lënda që u gjet nuk ishte drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë.

/albeu.com/


betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş