Habit Sazan Guri: NASA do të ngrejë anije kozmike në Berat, rreth Tomorit rrotullohet bota

Ambientalisti i njohur Sazan Guri, si përherë, na habit me deklaratat e tij. Në një intervistë për median lokale “Berati TV”, është shprehur se ka dëshirë të bëhet kryebashkiak i qytetit të një mbi një dritareve. Por përveç kësaj, ai është shprehur se hyrja në Berat duhet të bëhet me para dhe për këtë ai ka një plan.

“Të vësh një doganë, jo se do vësh doganë. Në koncept të vihet një doganë në Kombinat dhe paguan ai 10 euro dhe hynë në Berat”.

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, ai është shprehur se edhe Mali i Tomorit do të jetë bazë për nisjen e anijeve kozmike nga NASA. “Është forca më e madhe magnetike e botës në Tomor. Rrotull Tomorit rrotullohet bota.”/albeu.com

Shtuar 21.06.2022 20:44