Delegacioni ushtarak i Turqisë udhëtim drejt Rusisë javën e ardhshme, zbulohet arsyeja pse

Një takim katërpalësh midis Turqisë, Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara do të mbahet në Stamboll në javët e ardhshme, ndoshta me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, shkruan The Guardian.

Burimet thanë se plani përfshinte krijimin e tre korridoreve nga qyteti port i Ukrainës, Odesa, nën mbikëqyrjen e Kievit, dhe se produktet ushqimore ukrainase dhe ruse do të transportoheshin prej andej.

Midis 30 dhe 35 milionë tonë drithë mund të transportohen prej andej në gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm, thanë burimet për The Guardian.

I pyetur për përshkrimin e planit, zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha se “diskutimet mbi këto çështje po vazhdojnë”, pa elaboruar më tej.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass konfirmoi planet për bisedimet, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov./albeu.com


Shtuar 21.06.2022 20:26

Tags: ,