Grupi Wagner planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në maj

Grupi mercenar rus Wagner planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në mes të majit, tha themeluesi i tij Yevgeny Prigozhin.

Prigozhin tha se qendrat e rekrutimit të Wagner, të cilat ishin hapur javën e kaluar në 42 qytete ruse, rekrutonin mesatarisht 500-800 njerëz në ditë.

Grupi është themeluar nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen me lidhje të ngushta me Vladimir Putin.

Prigozhin është një nga oligarkët e shumtë të sanksionuar nga Perëndimi në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës./Albeu.com/


Shtuar 18.03.2023 16:33