Gruaja e Endri Mustafës nxjerr bllof policinë: Nuk e vrau Ibrahimi, 15-vjeçari e nxorri tek Livadhet (VIDEO)

Janë zbardhur detaje te reja nga ekzekutimi i Endri Mustafës në Shkodër, trupi i të cilit u gjet ditën e djeshme në zonën e njohur si “Livadhet”.

Ndërkohë që Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim shtetasin Ibrahim Lici për vrasjen e 32-vjecarit, bashkëshortja e këtij të fundit ka dhënë një deklaratë që hedh poshtë versionin e policisë.

Ajo ka deklaruar e bindur se shtetasi i shpallur në kërkim nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen  në fjalë duke shtuar se nuk kanë pasur asnjë problem me familjen Lici.

“Ata janë komshi këtu nuk kemi pasur asgjë problem me ta, unë kam dhënë deklaratën time për të. Habitem se si e kanë nxjerrë se nuk kanë lidhje, ne jemi 100% të sigurt se ngjarja nuk ka ndodhur me ta, ne jemi kojshi me ta nuk i kemi pasur asnjë lloj problemi me ta.

Ai iku në darkë më tha po iki deri në Livadh e po vij për 10 minuta, ishte edhe natë, ishte me këtë djalin mbrapa se kishte ardhur dhe e kërkonte vazhdimisht.

I kishte bërë disa muhabete, por i thash që mos u merr me të, jo po ai është fëmijë nuk ia vuri veshin e anashkaloi se çfarë mund t’i bënte.

Ka ik në 10 të darkës dhe nuk kemi marrë asnjë fjalë nga ai. Më gjatë nuk më tha as se ku po shkon as çfarë do të bëjë atje.  Nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi, ai erdhi për qejf se çfarë muhabetesh nuk e di se çfarë i ka thënë. Iku me atë 15-vjeçarin nga shtëpia”, -tha ajo. /albeu.com/


Shtuar 18.05.2021 12:11