Në kërkim për vrasjen e Mustafës, flet babai i autorit të dyshuar: Ekzekutimin e kreu fisi tjetër, kjo është prova (VIDEO)

Ndërkohë që në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës është shpallur shtetasi Ibrahim Lici, një emër i njohur për policinë e Shtetit për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër, ka folur babai i tij.

Babai i të shpallurit në kërkim ka deklaruar se i biri nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë dhe se 15-vjecari i arrestuar si bashkëpunëtor është punonjës tek familja e Bilalit.

Sipas babait të Ibrahim Licit, kjo vrasje është kryer nga familja Bilali dhe po i hidhet faji djalit të tij duke qënë se është në kërkim për një vrasje të dyfishtë që ka ardhur si pasojë e përplasjeve të përgjakshme mes dy fiseve në Shkodër.

Pjesë nga deklarata:

Bashkëpunetori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrajve. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Licin. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat.

Është skenar i përgatitur nga policia por është një bllof i radhës që do dështojë. Është bllof i përgatitur nga policia që mendojnë se do ta realizojnë. Më datën 17 të muajit të kaluar, ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vellai i të miturit ka folur edhe atëhere duke thënë se vrasjen e kanë bërë Ibrahimi Lici por në jetojmë me kamera. Kjo është një flluske. Këto shërbëtorët punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrajve.

Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerrë jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondave ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.

Ne kemi armë shumë të fuqishme para policisë, pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Është fatkeqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe të horrave por nuk kemi çfarë të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kanë rënë të tjerat vrasje që i kanë ngarkuar.

Rrjedhin këto kriminelë dhe është e habitshme si janë bashkuar gjithë bashkë. Gjyshet dhe katragjyshet, këto familje i kanë patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata në gjithë fenomenët. Unë kam qenë tek familja e viktimës për tu pjekur, u perqafova me nenën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thanë se e dimë se kush na e bëri dhe janë të gatshëm të tregojmë se çfarë marrëdhëniesh kanë me familjen tonë. Kjo është bërë vetëm nga frika e vdekjes, kanë futur një të mitur duke e paguar për të denuar një tjetër por kjo nuk ka si të ndodhë.

Shtuar 18.05.2021 12:05