Greva e doganierëve grekë pezullon përkohësisht punën në Kapshticë, ja orari i bllokimit të hënën

Dega Doganore e Kapshticës do të qëndrojë përkohësisht e mbyllur të hënën, më 27 korrik, për shkak të grevës së paralajmëruar nga punonjësit e doganës greke.

Autoritetet kanë bërë të ditur se lëvizja në këtë pikë kufitare do të ndërpritet nga ora 05:00 deri në orën 09:00, sipas orës shqiptare.

Të lidhura

None found

Gjatë këtij intervali nuk do të lejohet kalimi i automjeteve në asnjërin drejtim, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Degës Doganore të Kapshticës.

Dogana Shqiptare u kërkon qytetarëve, udhëtarëve dhe operatorëve tregtarë që kanë planifikuar udhëtime ose transport mallrash drejt Greqisë, të mos e përdorin Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës në fashën 05:00–09:00, në mënyrë që të shmangin pritjet dhe radhët e gjata.

Në njoftimin drejtuar qytetarëve dhe bizneseve sqarohet se mbyllja do të zbatohet të hënën, më 27 korrik, ndërsa pezullimi i qarkullimit është konfirmuar nga autoritetet doganore greke.

Për këtë arsye, të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që synojnë të udhëtojnë drejt Greqisë u rekomandohet të shmangin kalimin përmes Kapshticës gjatë orarit të përcaktuar.


Shtuar 26.07.2026 16:25

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort