Greqia solidarizohet me Turqinë, ministri grek vizitë zyrtare në zonat e prekura nga tërmeti

Ministri i Punëve të Jashtme në Greqi, Nikos Dendias, do të vizitojë sot zonat e prekura nga tërmetet shkatërruese në Turqi, për të shprehur zyrtarisht solidaritetin e Greqisë për vendin fqinj, i cili po vajton mijëra njerëz nga tërmetet shkatërruese.

Ministri grek pritet të mbërrijë rreth orës 09:30 në aeroportin e Adansë, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Dy ministrat pritet të zhvillojnë bisedime në aeroportin e Adanas. Më pas, Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu pritet të hipin në një helikopter për të shkuar në zonën e Antiokisë.

Ata do të vizitojnë zonat e goditura nga tërmeti dhe pritet të jenë në zonën ku shpëtimtarët e EMAK po përpiqen të lokalizojnë të bllokuarit nën rrënojat që mund të jenë gjallë, pothuajse 150 orë pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 Rihter që tronditi Turqinë dhe Sirinë më datë 6 shkurt.

Nikos Dendias është ministri i dytë i jashtëm, pas ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit, që viziton Turqinë pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

Numri i viktimave në Turqi e Siri si pasojë e tërmeteve kastrofike që tronditën dy vendet mëngjesin e 6 dhjetorit ka shkuar mbi 28 mijë.

Ndërkohë shpreat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja po zbehen orë pas ore. The Guardian raporton se ekipet e shpëtimit në Turqinë jugore kanë paralajmëruar se përpjekjet për të gjetur të mbijetuar pas tërmetit janë penguar nga përleshjet midis grupeve të paidentifikuara.

Gjithashtu ekipet shpëtuese gjermane dhe ushtria austriake ndërprenë operacionet e kërkimit të shtunën, Organizatat gjermane të ndihmës pezulluan operacionet e shpëtimit në rajonin e tërmetit të shtunën, duke përmendur si arsye problemet e sigurisë dhe njoftimet për përleshje mes grupeve të njerëzve dhe të shtëna me armë.
Autoritetet turke nuk kanë komentuar për përplasje, por Presidenti Tajip Erdogan tha të shtunën se qeveria do të përgjigjet me vendosmëri ndaj plaçkistësve dhe sjelljeve të tjera kriminale, duke vënë në dukje se ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Disa orë pasi Austria ndërpreu përpjekjet e saj të shpëtimit, ministria e mbrojtjes e vendit tha se ushtria turke kishte ndërhyrë për të ofruar mbrojtje, duke lejuar rifillimin e operacioneve të shpëtimit.

Media shtetërore raportoi të shtunën se 48 persona ishin arrestuar për grabitje, sipas AFP. Media shtetërore turke raportoi se u sekuestruan disa armë, së bashku me para, bizhuteri dhe karta bankare.

“Ne kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Erdogan gjatë një vizite në zonën e fatkeqësisë. “Do të thotë që tani e tutje personat që janë të përfshirë në grabitje apo rrëmbime duhet ta dinë se dora e fortë e shtetit është mbi kurrizin e tyre. Media shtetërore raportoi të shtunën se 48 persona ishin arrestuar për grabitje, sipas AFP. Media shtetërore turke raportoi se u sekuestruan disa armë, së bashku me para, bizhuteri dhe karta bankare./albeu.com/


Shtuar 12.02.2023 08:17