Greqia ndërton mur në kufij me Turqinë për frenimin e Afganëve, ja sa do të jetë gjatësia dhe lartësia e tij

Greqia po ndërton një mur gjigand në kufij me Turqinë, për të parandaluar emigrantët afgan.

Momentalisht muri po shkon drejt përfundimit dhe sipas informacioneve të siguruara nga albeu.com ai ka një gjatësi të projektuar prej rreth 12.5 të gjatë dhe një lartësi 5 metra.

Ai është i pajisur me system të specializuar të kamerave dhe pajisjeve të tjera, në menyrë që t’ua vështirësojë sa më shumë kalimin emigrantëve.

“Ne nuk mund të presim në mënyrë pasive thyerjen e kufirit. Kufijtë tanë do të mbeten të pacenueshëm”, u shpreh dje ministri grek i Mbrojtjes, Michalis Chrisochoidis, gjatë një vizite në rajonin e Evros./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 17:55

Tags: ,