Teksa diskutohet rreth ligjit për abortin në SHBA, një trend i ri po mbizotëron në Tik-Tok, i cili po hedh dritë mbi historitë e dhimbshme të abuzimeve seksuale në ushtrinë amerikane.
Një trend i ri që ka nisur në Tik-Tok ka hedhur dritë mbi disa histori të tmerrshme abuzimi seksual brenda ushtrisë së SHBA-ve.
Një numër ushtaresh femra kanë rrëfyer historitë e tyre të përdhunimeve me cilat janë përballur në ushtri nga anëtarë meshkuj gjatë shërbimit, teksa zbuluan se abuzimet i çuan në shtatzëni të padëshiruara që i shtynë ato drejt abortit. Shumë gra kanë folur për zgjedhjen e tyre për të bërë abort pasi u sulmuan seksualisht gjatë kohës që ishin në ushtri. Trendi nisi pasi Gjykata e Lartë e SHBA-ve bëri një përpjekje për të hequr ligjin që legalizon abortin.
Një veterane tha se ajo u sulmua seksualisht nga tre anëtarë të shërbimit, një tjetër pretendoi se ajo ishte përdhunuar nga mbikëqyrësi i saj dhe ishte ‘ngacmuar nga shokët e saj ushtarë’. Ndërsa një tjetër pretendoi se ajo ishte detyruar të bënte seks me një shokun e saj ushtar ndërsa ishte në krye të detyrës.
Gruaja e parë, e cila përdor emrin @ dv.bot në Tik Tok, ndau përvojën e saj në një video e cila tani është bërë virale – duke fituar më shumë se 850,000 shikime brenda pak ditësh.
“Vitin tim të parë në ushtri, në moshën 20 vjeçare, u sulmova seksualisht nga tre pjesëtarë të shërbimit. Mbeta shtatzënë. Doja ta mbaja fëmijën, por nuk doja një fëmijë nga një sulm seksual”- tregon ajo.
Ajo tha se eprorët e saj “nuk bënë asgjë” përveçse i zhvendosën tre anëtarët e shërbimit në një njësi tjetër, por ajo ishte ende e detyruar t’i shihte ata çdo ditë.
“Kam kërkuar ndihmë dhe u injorova”, tha ushtarja.