Një ngjarje ka ndodhur në Londër ku një grabitës i maskuar si shofer shpërndarjeje, ka thyer me hekur dritaren e një makine luksoze, Bugatti Chiron që kushton 5 milionë dollarë, duke tentuar të vidhte orën Rolex të një djali të njohur nga Kuvajti.
Abdullah F. Al Basman, i njohur në rrjetet sociale për shfaqjet e pasurisë së tij, u sulmua duke drejtuar makinën në qendër të Londrës teksa mbante në kyç një orë Platinum Rolex Daytona, me vlerë rreth 120 mijë euro. Video tregon motoristin me një unifomë shpërndarësi ushqimesh te shpejta që thyen me një çekiç hekuri xhamin e dritares së Bugatti Chiron, teksa kalonte dje mes zonës ekskluzive qendore “Mayfair”.
Watch thieves out in London ( Mayfair) today two Thieves on mopeds one using hammer trying to take a man watch as is sit Bugatti chiron car..
Cc watch_crime_ldn pic.twitter.com/2r5LZd841h
— London & UK Street News (@CrimeLdn) August 21, 2022
Dyshja duket se godasin disa herë xhamin e supermakinës që me pas largohet me shpejtësi duke i shpëtuar grabitjes. Policia tha se incidenti mund të jetë i lidhur me një tjetër sulm ndaj një 40 vjeçari në këtë zonë të cilit gjithashtu i vodhën orën./albeu.com