Një apartament ka rënë pre e grabitjes në Selanik. Mediat greke kanë bërë publike një foto nga momenti kur autorëve u ka rënë në mes të rrugës kasaforta.
Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, dy ditë më parë, para syve të dhjetëra kalimtarëve në një nga pikat më qendrore të qytetit, ndërsa disa kanë nxituar të fiksojnë me celularët e tyre çfarë po ndodhte.
Në foto duken autorët me kasafortën, e cila u ra mbi ta kur tentuan ta ngarkonin në bagazh.
Sipas informacioneve të thestival.gr, autorët, të cilët janë romë, u futën në një banesë duke pretenduar se janë punonjës të PPC. Ata u thanë personave që i grabitën se frigoriferi i tyre kishte një problem dhe kështu i kufizuan dhe i mbyllën në zonën e kuzhinës. Njëri prej autorëve mori përsipër të nxjerrë kasafortën nga banesa mirëpo ajo u ra rrugës. Autorët janë ende në kërkim nga policia./Protothema.gr