Golat e shënuar në vitin 2021, Armando Broja lë pas emra të njohur (FOTO LAJM)

Me dy gola në dy ndeshje radhazi në Premier League, Armando Broja ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike, por edhe atyre botërore, teksa së fundi është bërë pjesë edhe e statistikave të faqes së mirënjohur “transfermarkt”, e cila ka publikuar numrin e golave të shënuar në 2021-shin nga futbollistët e talentuar.

Në një listë ku bëjnë pjesë emra si Karim Adeyemi, i cili kryeson me 21 gola të shënuar në 44 ndeshje, apo të tjerë si sulmuesi i Man. United, Mason Greenwood e ai i Arsenalit, Bokayo Saka.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare renditet në vendin e pestë me 10 gola të shënuar në 30 ndeshje të luajtura në 2021-shin, ku përfshihen natyrisht edhe ndeshjet e golat e shënuar me Vitessen në kampionatin holandez.

Armando Broja ka lënë pas në renditje emra si Bukayo Saka, Jamal Musiala e Florian Wirtz, të cilët jo vetëm kanë shënuar më pak se bomberi kuqezi, por kanë edhe mesatare më të ulët në raportin gol për ndeshje.

Image


Shtuar 29.10.2021 18:13

Tags: