Goditi mësuesen me karrige, flet motra e 17-vjeçarit në Lezhë: Vëllai e vuan shumë humbjen e babait

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, 25 tetor, në Lezhë në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”.

Një 17-vjeçar, gjimnazist, goditi me karrige mësuesen gjatë orës së mësimit.

Sipas vetë nxënësve që ishin të pranishëm në klasë, sherri ka nisur pasi mësuesja i ka përmendur babin që i kishte ndërruar jetë djalit.

Ky i fundit më pas ka ngritur karrigen dhe e ka qëlluar duke e shtrirë përtokë, si dhe i ka shkaktuar fraktura në trup.

Lexo edhe: Mësuesja i përmendi të atin e ndjerë, nxënësi e qëlloi me karrige, si nisi sherri në Lezhë

Motra e 17-vjeçarit ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” dhe ka rrëfyer se i vëllai e vuan shumë humbjen e babait.

“Mësuesja i bërtiti duke i thënë se do e mbash mend. Vëllai e ka vuajtur dhe e vuan shumë humbjen e babait. Ne jemi në kujdestarinë e xhaxhait. Ka qenë 13 vjeç kur babai humbi jetën. Sot ishte paralajmëruar protestë, por nuk u zhvillua. Nuk na lejuan ta zhvillonim protestën”, tha ajo.

Adoleshenti, u shoqërua ditën e djeshme në komisariat, në praninë e psikologut. Ndërkohë mësuesja, është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar./Albeu.com


Shtuar 26.10.2023 13:01