Goditi me thikë vëllanë pas sherrit për pronën, arrestohet 32 vjeçari në Tiranë

Një 32 vjeçar është arrestuar nga Policia ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllain e tij, pas një konflikti i cili ka lindur për shkak të pronësisë.

Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 19.07.2021 08:51