Goditet me gurë një qendër votimi në Elbasan, dyshohet se autori është një i dehur

Një incident është shënuar në orën e fundit të procesit të votimit në Elbasan.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se  një person ka goditur me gur një qendër votimit në zonën e Rrapishtës.

Ndër të tjera mësohet se incidenti ka ndodhur në shkollën “Xhaferr Murizi”, në lagjen 5 Maji, ku dyshohet se autori ishte në gjendje të dehur.


Shtuar 25.04.2021 18:42