Godet dhe kanos një 24-vjeçar, arrestohet kuksiani

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar në Kukës pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta dhe ka kërcënuar shtetasin A. Gj., 24 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Kukës, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta dhe ka kanosur shtetasin A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Gabricë.

I dëmtuari ndodhet në spitalin Rajonal Kukës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 27.11.2021 09:24