Gledis Nano në SPAK, mbërrin në Prokurorinë e Posaçme me Range Rover (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është thirrur në SPAK. Ai ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme me një Range Rover.

Burime bëjnë me dije se Nano do të zhvillojë një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Në fokus të takimit Nano-Kraja janë hetimet mbi grupet kriminale si dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë. Në fokus të takimit edhe sekuestrimi i pasurive miliona euro të Anton Gjinajt./albeu.com


Shtuar 28.07.2022 14:29