Gjysma e Kosovës pa drita, qytetarët tregojnë gjendjen aktuale (FOTO LAJM)

Ndonëse u paralajmërua se që nga nesër do të fillojnë reduktimet e rrymës, një gjë e tillë ndodhi qysh sonte.

Të ndodhur në një situatë të vështirë, si në vitet e pasluftës, qytetarët e Kosovës po mundohen që në forma alternative të gjejnë zgjidhje për ndriçim e ngrohje, shkruan lajmi.net.

Qytetarë nga e mbarë Kosova kanë dërguar fotografi në redaksinë e lajmi.net ku kanë treguar për vështirësitë që po hasin në këto momente në terr.

Qirinj, gjeneratorë, llamba me bateri dhe gjësende tjera po përdorën për ta tejkaluar këtë krizë e cila nuk dihet se sa do të zgjasë.

Këto pamje, shumë nga qytetarëve ua ngjallin kujtimet e viteve të pasluftës.

    


Shtuar 22.12.2021 22:24