Barcelona dhe Bayern Munichu kanë shfaqur interesim për Johan Manzambin, mesfushorin e ri që po paraqitet në nivel të lartë me Aston Villan, raporton Marca.
Të lidhura
None found
Forma e reprezentuesit të Zvicrës ka tërhequr vëmendjen e skautëve të disa prej klubeve më prestigjioze të Evropës, të cilët e konsiderojnë atë një futbollist me potencial të madh.
“E dimë se skautët e disa prej klubeve më të mëdha evropiane janë impresionuar nga paraqitjet e Manzambit, me disa prej tyre që e konsiderojnë një superyll të së ardhmes. Klubet e interesuara tashmë kanë nisur të vlerësojnë zhvillimin e tij dhe perspektivën afatgjatë”, deklaroi gazetari Graeme Bailey për TEAMtalk.
Manzambi, i lindur në Gjenevë në vitin 2005, luan për përfaqësuesen zvicerane. Ai dallohet për teknikën, depërtimet me top, lëvizjet brenda zonës dhe aftësinë për të krijuar mundësi shënimi.
Bayern Munichu e kishte ndjekur mesfushorin që nga periudha e tij te Freiburgu, ku në 47 paraqitje shënoi shtatë gola dhe regjistroi nëntë asistime.
Pas kalimit te Aston Villa për 60 milionë euro, Manzambi ka qenë i përfshirë në një gol ose asistim në çdo ndeshje të zhvilluar nën urdhrat e Unai Emeryt, sipas raportimit.
Paraqitje të spikatura ai pati edhe me Zvicrën në Kupën e Botës. Në katër ndeshje realizoi tre gola dhe kontribuoi me dy asistime, ndërsa një lëndim e la jashtë sfidave të fazës së 1/8 së finales dhe çerekfinales.
Vëmendja e Barcelonës dhe Bayernit mund ta vendosë 21-vjeçarin në qendër të merkatos së ardhshme dhe ta shndërrojë atë në një prej emrave më të kërkuar.





