Sergen Yalcin ka bërë të ditur se do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Turqisë, edhe pse federata ende nuk kishte publikuar një konfirmim zyrtar.
Të lidhura
None found
Federata Turke e Futbollit i dha fund bashkëpunimit me Vincenzo Montellan pas një serie rezultatesh shumë të dobëta, të lidhura edhe me nisjen e rrugëtimit drejt Kupës së Botës 2026.
Ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve duket se ishin momenti që vulosi shkarkimin e trajnerit italian.
Ndërkohë, drejtuesit e futbollit turk kanë vepruar shpejt dhe kanë arritur marrëveshjen me Sergen Yalcin për postin e përzgjedhësit të Kombëtares.
Angazhimi i fundit i Yalcin ishte te Besiktas, ku drejtoi gjatë sezonit 2025/26, përpara se palët të ndaheshin me marrëveshje të përbashkët. Tashmë, emërimi i tij është konfirmuar nga vetë legjenda e futbollit turk.
“Ky është një rol me rëndësi të jashtëzakonshme. Stema me gjysmëhënën dhe yllin qëndron mbi çdo gjë. Kjo është detyra ku synon të jetë çdo trajner. Të drejtosh ekipin e popullit është diçka e mrekullueshme dhe për mua përfaqëson krenari e lumturi”, deklaroi Yalcin.
“Me përkrahjen e të gjithëve, shpresojmë të ndërtojmë një rrugëtim të suksesshëm për Ekipin Kombëtar. Do t’i bashkojmë sërish njerëzit rreth Kombëtares”, përfundoi trajneri 53-vjeçar.





