Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit, reagon PS

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar sot se ka certifikuar zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 2019.

Pas këtij vendimi, ka ardhur reagimi i parë nga radhët e Partisë Socialiste. Taulant Balla ka përsheëndetur vendimin dhe shkruan se, mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve.

Reagimi i Taulant Ballës:

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila certifikoi plotësisht ligjshmërinë e Zgjedhjeve Vendore të 30 Qershorit 2019.

30 Qershori 2019 u çertifikua si dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s’mund te tentoje t’ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike.

30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendosën perfundimisht popullin mbi partite dhe per te mbyllur perfundimisht nje histori te gjate lojrash te partive me popullin.

Mbajtja e zgjedhjeve në datën e përcaktuar nga Kushtetuta, ishte një meritë e të gjitha institucioneve të cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojnë me organizimin e zgjedhjeve. Natyrshëm Kuvendi i Shqipërisë ka një meritë të veçantë, sepse mori përgjegjësitë e duhura me qëndrimin e prerë në respekt të ligjshmërisë./albeu.com

 


Shtuar 4.11.2021 18:19