Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e arrestit shtëpiak për Berishën

Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi masën e “arrestit shtëpiak” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lënien në fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, të Gjykatës së Apelit te Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Ndërkaq, të hënën, gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka ka lënë të pandryshuar masën “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Kjo është e disata herë që gjykata e posaçme, hedh poshtë kërkesën e ish-kryeministrit dhe dhëndrit të tij. Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.