GJKKO me ambiente të reja, Erjon Bani: Po vendosim një standard të ri institucional, nuk është luks, por domosdoshmëri

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara, ka inauguruar sot ambientet e reja. Në fjalën e tij, kryetari në detyrë, Erjon Bani, tha se transformimi nisi si përgjegjësi institucionale.

Sipas tij, sot po vendoset një standard i ri, ku siç theksoi ai, drejtësia është para se gjithash një shërbim për qytetarin.

Të lidhura

None found

Bami në fjalën e tij para të pranishmëve deklaroi se transformi i ambienteve të kësaj gjykata nuk është luks, por domosdoshmëri institucionale.

“Sot po vendoset një standard i ri institucional për GJKKO, më modern, më funksional, më dinjitoz dhe më transparent. Drejtësia është, para së gjithash, një shërbim për qytetarin. Gjykata nuk ekziston për veten e saj, por për qytetarin dhe për besimin publik. Ambienti ku jepet drejtësi është pjesë e vetë mesazhit të drejtësisë dhe e cilësisë së saj. Frymëzimi për këtë transformim erdhi nga përvoja në gjykatat e Shteteve të Bashkuara. Infrastruktura gjyqësore është pjesë e kulturës së drejtësisë dhe e autoritetit të ligjit. Ky transformim nuk është luks, por domosdoshmëri institucionale dhe përgjegjësi ndaj qytetarit. Sallat e gjykimit janë zemra e gjykatës dhe duhet të garantojnë solemnitet, barazi dhe dinjitet”, tha Bami.


Shtuar 11.05.2026 10:57