Këtë të mërkurë GJKKO ka dhënë vendimin për ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohilën.
Në vendimin e saj gjykata ka vendosur dënimin me 12 vite për Kohilën, ku në bazë të gjykimit të shkurtuar ai do të bëjë 8 vite burg.
Masa e sigurisë për të është dhënë në mungesë.
Kujtojmë se ish-oficeri që nga nëntori i vitit 2017 është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Ai akuzohet si i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis-sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga “Habilajt”./albeu.com/