GJILAN/ Numërohen mbi 25% vota, kryeson VV (FOTO LAJM)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi 25 % të rezultateve në Gjilan ku momentalisht i pari rezulton të jetë kandidati i VV-së për të parin e komunës, Alban Hyseni përballë Lutfi Hazirit të LDK-së.

Në këto momente, Hyseni është me rreth 3% përpara Hazirit, apo rreth 400 vota më shumë.

E treta në këtë garë është Leonora Bunjaku e PDK-së me rreth 9 % të votave të numëruara deri më tani. /albeu.com/

 


Shtuar 17.10.2021 21:04