Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj.
Kjo do të thotë se në tre raundet e para, ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë do ta ketë vetëm opozita dhe më pas në të katërtin e të pestin mazhoranca mund të shohë nëse do që të bëjë propozime.
Ajo që pritet tashmë është që opozita të ulet në negociata, të sigurojë firmat e nevojshme për të propozuar kandidatë dhe më pas do të shihet sesi do të gjykohen kandidaturat, nëse do të jenë disa të tilla.
Ekskluziviteti i propozimit të kandidatëve nga opozita në tre raundet e para ishte kushti i panegociueshëm që Alibeaj kishte për mazhorancën. Në të kundërt, është shprehur ai, i gjithë procesi do të ishte i pakuptimte, një farsë.
“Nuk kemi besim te ju. E pranoni këtë dokument? Po apo jo? Tre raundet e para, propozimi të jetë i opozitës. Pikë! Asgjë më shumë”, u shpreh Balla./albeu.com/