Gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë 22-vjeçari në Lushnjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ditën e sotme.

Policia bën me dije se rreth orës  18:10, në fshatin Pluk, Lushnjë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., 22 vjeç.

I riu dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./albeu.com


Shtuar 3.04.2024 19:06