Gjendet e vdekur vajza 12-vjeçare brenda në një valixhe, policia franceze zbulon detajet rrëqethëse

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Paris, ku një vajzë 12-vjeçare është gjetur e vdekur në një valixhe.

Sipas policisë, në trupin e pajetë të fëmijës ishin shkruar me “pajisje” numrat 1 dhe 0, shkruan New York Post.

Duart dhe këmbët e fëmijës, emri i të ciliës nuk bëhet i ditur, ishin lidhur me shirit dhe duket se shkaku i vdekjes është mbytja, siç raportojnë Fox News dhe Independent.

Për këtë rast janë marrë në pyetje të paktën katër persona, por deri më tani nuk është bërë i ditur asnjë arrestim.

Prindërit e vajzës njoftuan policinë se vajza e tyre nuk u kthye në shtëpi pas shkollës të premten në kryeqytetin francez.

Babai i fëmijës, i cili është kujdestar në ndërtesën e tyre, i tha policisë se ai pa vajzën e tij me një grua rreth të 20-ave në video nga ndërtesa, me gruan që shihet më pas në pamjet që mbante valixhen. Policia gjeti më pas gjurmë rrëmbimi në bodrumin e ndërtesës.

Të premten mbrëma policia mori një telefonatë për një valixhe të dyshimtë në Rue d’Hautpoul, disa rrugë larg shtëpisë së familjes.

 

 


Shtuar 17.10.2022 07:51