Gjekmarkaj nuk përmbahet ndaj Patozit: E pranoj, me Ramën kam pirë verë!

Debat mes kandidatit për deputet nga Partia Demokratike, Agron Gjekmarkajt dhe anëtarit të FRD, Astrit Patozi.

Të dy, në studion e “Real Story”, janë përplasur në lidhje me kryeministrin Edi Rama.

Patozi akuzoi Gjekmarkajn se i kishtë dërguar mesazhe duke iu ankuar për Bashën, ndërsa kandidati në qarkun e Lezhës ka shpërthyer në ofendime.

PJESË NGA EMISIONI:

Astrit Patozi: Unë po të mos më pyesin për PD nuk flas fare. Në 2017, ti ke qenë legjendë urbane. Zgjoje dhe i shkruaje mesazhe Ramës dhe i qaje hallet se të kishte lënë Basha jashtë listës

Agron Gjekmarkaj: Ç’është ky diversionbanal prej një njeriu ordiner. Kjo është fyese. Ti mos ma ço gishtin mua. Se nuk të llogaris as për burrë. Gjeste garipi. Ato mesazhe haji dhe piji vetë. Se kam për turp se me Ramën kam pirë dhe verë pas emisionit. Kush të tha që i kam dërguar mesazhe Ramës? Edi Rama? O i pacipë! Je i pacipë, por përdoresh në mënyrën më të pistë.


Shtuar 29.03.2021 22:01