Gazment Bardhi ka mbledhur sot deputetët e PD-së në kryesinë e Kuvendit.
Pritet që sot të nisin diskutimet për kreun e partisë demokratike, kryetar ose kolegjial. Të pranishëm janë 16 deputetë, ndërkohë që mungojnë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Kreshnik Çollaku, Flutura Açka dhe Merita Bakiu.
Deputetët e pranishëm
Arbi Agalliu
Xhelal Mziu
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Helidon Bushati
Ferdinand Xhaferri
Bledjon Nallbati
Zheni Gjergji
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Andia Ulliri
Ramadan Likaj
Gazment Bardhi
Flamur Hoxha
Dash Sula
Ori nebiaj
Mungojnë për shkak të një vizite në Maqedoni
Jorida Tabaku
Kreshnik Çollaku
Flutura Açka
Mungon për shkak se i është bashkuar protestës në Borizanë
Merita Bakiu
Kujtojmë se vetëm pak ditë pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së dhe pozicioni i kreut të grupit parlamentar.
Pas dorëheqjes së tij, Alibeaj tha se partia duhet të riorganizohet për t’u ndarë nga Sali Berisha dhe për të ndërtuar aleancë me potencial për zgjedhjet e vitit 2025.
Si rrjedhojë, Gazment Bardhi u zgjodh kryetar i grupit parlamentar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj.
Sakaq largimi Alibeajt ka sjellë në dritë skenarin për rikthimin e Lulzim Bashës. Burime bëjnë me dije se Lulzim Basha do të zhvillojë sot një takim me të rinjtë e FRPD-së në një hotel në Tiranë.
Ia vlen të theksojmë se Lulzim Basha nuk ka folur publikisht për një rikthim në PD. Mbetet për tu parë se si do procedohet me liderin e PD-së zyrtare.
/albeu.com/