Gazetari sportiv vret nënën me thikë

Një gazetar sporti është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka vrarë me thikë nënën e tij.

I dyshuari u identifikua si Nicholas Roth, 41 vjeç, i cili punonte me gjysmë orari në kompaninë “Bay Area Neës Group”, botuese e gazetave “East Bay Times”, “Mercury Neës” dhe disa të tjerave.

Nëna e tij, Darlene Roth, 74 vjeçe, e telefonoi policinë të hënën për të raportuar se është dëmtuar me thikë. Ekipi emergjent i ofroi ndihmë asaj, kur arriti në vendin e ngjarjes, por e moshuara vdiq pas dërgimit në spital, thuhet në një deklaratë të policisë.

Dokumentet e akuzës thonë se i dyshuari përdori një thikë gjatë sulmit. Nuk është raportuar menjëherë për motivin e mundshëm, shkruan Fox Neës.

Siç raportoi “East Bay times”, Policia e gjeti në vendin e ngjarjes të dyshuarin./albeu.com/


Shtuar 12.11.2021 10:17