Gati për mbjellje, kapet 62-vjeçari me “shtëpi bari” e armë në Lazarat

Një 62 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lazarat për kultivim të lëndëve narkotike.

Me anë të operacionit të emëruar “LAST ëINTER”, policia arriti të vinte nën kontroll shtëpinë e barit.

Të lidhura

None found

Gjatë operacionit janë gjetur e sekuestruar edhe armë zjarri e municione luftarake.

Njoftimi:

Gjirokastër – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LAST ëINTER”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër.

Skuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi M. S. dispononte armë zjarri dhe mjete të teknologjisë së lartë që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “LAST ëINTER”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 62 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekustruar 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike.

Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”./albeu.com/


Shtuar më 10.02.2022 09:10

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş