Garë e fortë në Lezhë, Ndreu dhe Gjoni “luftë” për çdo votë

Bashkia e Lezhës duket se do të sjellë një garë vërtetë të fortë mes dy kandidatëve, atij të PS, Pjerin Ndreu dhe atij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.

Pasi janë numëruar 21 kuti nga 126 në total, kryetari aktual i Bashkisë së Lezhës, pjerin ndreu, ka arritur të përmbysë rezultatin përballë kundërshtarit të tij.

Diferenca mes dy kandidatëve është mjaft e vogël.

Deri më tani Ndreu ka marrë 2328 vota, ndërsa kandidati i BF 2299 vota.


Shtuar 15.05.2023 03:37