Ditën e djeshme u raportua se u mbyll procesi i aplikimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit të Ilir Prodës nga detyra.
Ndërkohë që dje u zbuluan emrat e 14 kandidatëve që kanë konrurruar, ndërkohë që sot janë shtuar edhe dy emra të tjerë, gjë e cila përbën edhe herën e parë që 2 gra aspirojnë të drejtojnë Policinë e Shtetit.
Lista e plotë e emrave:
Pellumb Seferi
Elidon Çela
Alfred Çepe
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Lorenc Panganika
Afrim Tafa
Neritan Nallbati
Idejet Faskaj
Gentian Berberi
Tonin Vocaj
Skënder Hitaj
Arjanit Arapi
Gentjan Shehaj
Suela Sulkaj
Ejona Gurbardhi
Pas përfundimit të aplikimeve, Ministria e Brendshme do të publikojë në faqen zyrtare emrat e kandidatëve, ku brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.
Më pas emri i propozohet Ministrit të Brendshëm, i cili më pas ia delegon Kryeministrit për aprovim.
