Sondazhi për Durrësin/ Rama prin PS-në, por PD i merr vendin e parë

Durrësi ka gjithsej 14 mandate dhe gara e 25 prillit do të jetë mjaft e fortë edhe për faktin se në listë në këtë qark është vetë kryeministri Edi Rama me qëllim maksimalizimin e rezultatit për PS-në.

Prej së hënës Abcnews.al ka hapur një sondazh online ku secili qytetar mund të votojë njëherë partinë dhe kandidatin e preferuar.

Por si është rezultati pas më shumë se 24 orësh në qarkun e Durrësit?

Partia Demokratike kryeson me 43.16%. PS është në vendin e dytë me 38.74%, ku nuk ka dyshime për të preferuarin, prin Edi Rama. Podiumin e plotëson LSI me 14.04% me Bahri Shaqirin më të votuarin. /abcnews


Shtuar 30.03.2021 21:54