Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një tjetër gafë në rrjetet sociale në përpjekje për të uruar “Fiter Bajramin” qytetarërë shqiptarë myslimane.
“Bajram të gëzuar dhe me fat për besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët. Paqe dhe gëzim në zemrat dhe shtëpitë e shqiptarëve në këtë ditë shprese. Zoti ju begatoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”- shkruan Basha në Facebook.
Bashkë me urimin e bashkëngjitur lajmin, Basha ka postuar edhe 3 foto të cilat faktikisht nuk kanë lidhje me festën e “Fiter Bajramit” dhe me Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Basha ka postuar foto nga selia e Bektashinjve në Shqipëri në krah të Baba Mondit, gafë e cila është kapur dhe kritikuar në masë edhe nga ndjekësit e tij në Facebook.