Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin shqiptar mëngjesin e sotëm, me ish-sulmuesin e Flamurtarit, Anesti Vito që është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë nga një arrest kardiak.
Përveç Flamurtarit, Vito ka luajtur dhe për Tiranën ku u shpall kampion në vitin 2000 dhe gjithashtu për Tomorin, Bylisin dhe Albpetrolin.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Flamurtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku i shpreh dhe ngushëllimet.