Mitingu elektoral i Partisë Socialiste ka nisur me muzikë, valle e këngë. Pas tupanave, daulleve, zonjat e PS, ministre, deputete dhe drejtuese kanë nisur të kërcejnë në sheshin “Skënderbej”, aty ku po mbahet dhe aktiviteti.
Në skenë ka hipur grupi nga Fieri, me sa duket i zgjedhur për ekipin e Fierit të kandidatëve për deputetë, i cili ka zgjuar socialistët me këngën e njohur “Fustani” që i kushtohet vajzave nga Fieri, teksa zv.kryeministrja Balluku së bashku me koleget dhe zonjat socialiste kanë nisur të kërcejnë.