Furnizonin Tiranën me “mall”, arrestohen 4 shpërndarësit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike.

Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se janë sekuestruar rreth 1 kg e 37 gramë lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë 50 E e dyshuar fallco.

Konkretisht u arrestuan:

K. T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe 3 aparate celular.

Gjithashtu u arrestua E. C., 23 vjeç, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë dhe një kartmonedhë 50 euro, e dyshuar fallco dhe një J. Xh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 2.04.2021 08:55